Sulmuesi shqiptar Arbnor Muja e ka mbyllur në menyrën më të mirë sezonin te ekipi i Samsunspor, duke shënuar golin e fitores përballë Kayserispor. Muja e gjeti golin në minutën e 90+8, pra në limitet e shtesës.
Me këtë fitore Samsunsport hipotekon vendin e 3-të në Superligën e Turqisë, me 64 pikë, 2 më shumë se Besiktas i Enrest Muçit dhe Milot Rashicës. Vlen të theksohet se ky ishte goli numër 3 për Arbnor Muja në kampionatin turk.
Tregues se atij i ka rënë disis “nuhatja” e golit, ndryshe nga sa ndodhte në Belgjikë me Royal Antwerp.
Nëse i referohemi kontratës së Arbnorit me klubit që militon në Superligë, ai është i lidhur deri në verën e vitit 2027, ndërsa vlera e lojtarit kuqezi shkon deri në 3.5 milionë euro.