Humbja turpëruese e Interit, vetëm një tifoz pret skuadrën zikaltër në aeroport: Jam idiot

- Bota Sot

Humbja turpëruese e Interit, vetëm një tifoz pret skuadrën zikaltër në aeroport: Jam idiot

Interi u turpërua në finalen e Champions ku PSG fitoi 5 me 0. Zikaltrit nuk bënë asgjë për të merituar më tepër, ndërsa mbyllën sezonin pa trofe.

Kthimi në Itali nuk ishte i lehtë. Në aeroportin e Malpensës, vetëm një tifoz zikaltër ishte i pranishëm për të pritur skuadrën.

“Jam i vetmi idiot këtu, por ata akoma meritojnë duartrokitje”, u shpreh ai për “La Gazzetta dello Sport”.

Asnjë skuadër më parë nuk kishte humbur një finale të Champions me 5 gola diferencë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot