Inzaghi: Dhashë gjithçka nga vetja, çdo ditë ia kushtoja Interit

- Bota Sot

Inzaghi: Dhashë gjithçka nga vetja, çdo ditë ia kushtoja Interit

Pas një sezoni për t’u harruar, Simone Inzaghi ka ndarë rrugët me Interin.

Trajneri italian nënshkroi sot marrëveshje me klubin arab, Al-Hilal, duke i dhënë fund kapitullit të tij me “Nerazzurrët”.

Pas vendimit të Inzaghit dhe dakordimit të ekipeve, trajneri ka shkruar disa fjalë për ekipin me të cilin shtegtoi për katër vjet.

Në letrën lamtumirëse, Inzgahi shkruan:

“E dashur familje Nerazzurri,

Ka ardhur koha t’i them lamtumirë këtij klubi pas një udhëtimi katërvjeçar, gjatë të cilit dhashë gjithçka nga vetja.

Çdo ditë ia kushtoja mendimin tim të parë dhe të fundit – Interit. Lojtarët, trajnerët dhe çdo punonjës i klubit më shpërblenin me profesionalizëm dhe pasion.

Gjashtë trofetë e fituar, përfshirë Scudetto della Seconda Stella, së bashku me rrugën në Ligën e Kampionëve UEFA në vitin 2023 dhe pak ditë më parë, janë dëshmi e prekshme se sa shumë është mbështetur puna ime nga një bashkësi qëllimesh me stafin tim dhe me çdo anëtar të Interit.

Falënderoj aksionarët për besimin e tyre që nuk ka munguar kurrë, Presidentin dhe bashkëpunëtorët e tij për ndihmën dhe dialogun e tyre të përditshëm. Në një ditë të vështirë si kjo e sotmja, mendoj se është e drejtë të përsëris këtë ndjenjë mirënjohjeje edhe për diskutimin që përfundoi pak më parë. Ne ishim të sinqertë dhe së bashku vendosëm ta përmbyllim këtë udhëtim madhështor.

Dua t’u kushtoj një fjalë të fundit miliona tifozëve të Nerazzurrëve që më mbështetën, qanë dhe vuajtën në momente të vështira, qeshën dhe festuan në gjashtë triumfet që përjetuam së bashku.

Nuk do t’iu harroj kurrë”.

Ndërkohë, ekipi milanez deklaroi se vendimi u mor me marrëveshje të ndërsjellë pas takimit që u zhvillua pak minuta më parë.

“Menaxhimi i Inzaghit te Interi do të mbahet mend nga tifozët, lojtarët, menaxherët dhe punonjësit si një ekip i karakterizuar nga pasion i madh, i shoqëruar nga profesionalizëm dhe përkushtim” u shpreh Inter, në një komunikatë zyrtare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot