FC Prishtina: Ahmeti ka qenë pjesë edhe e gjeneratës U17

- Bota Sot

FC Prishtina: Ahmeti ka qenë pjesë edhe e gjeneratës U17

Futbollisti i talentuar Rin Ahmeti është shpresë e madhe e kombëtares së Kosovës.

Klubi me renome Prishtina mburret me futbollistin e saj i cili është ftuar në Kombëtaren U-19 të Kosovës.

“Rin Ahmeti ka marrë ftesë për kampin stërvitorë të përfaqësueses së Kosovës U19 që zhvillohet nga data 2 deri me 9 qershor.  

Gjatë kësaj periudhe “Dardanët” e rinj, do të zhvillojnë edhe dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së regjionit të Saksonisë (Gjermani). 

Ballafaqimet luhen në Kampion nacional në Hajvali, me 4 dhe 6 qershor. 

Ahmeti ka qenë pjesë edhe e gjeneratës U17 për të cilën ka zhvilluar 4 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot