Anglia grumbullohet në Spanjë ku do të stërvitet

- Bota Sot

Anglia grumbullohet në Spanjë ku do të stërvitet

Tomas Tuhel dhe të besuarit e tij janë grumbullluar në Xhirona të Spanjës ku edhe po përgatiten për takimet e radhës të vlefshme për Elimatoret e Botërorit 2026.

Anglia do të ndeshet me Andorrën të shtunën dhe më pas më 10 qershor pret Senegalin për të luajtur një miqësore në fushën e Notingam Forest.

Zgjedhja për të bërë grumbullimin në një vend si Spanja nuk është e rastësishme.

Sipas shtypit britanik Tuhel dhe stafi i tij kanë grumbuluar lojtarët në Xhirona për të parë se si rreagojnë ata ndaj temperaturave dhe lagështirës së lartë. Të tilla kushte Anglia pritet që të gjejë në finalet e Kupës së Botës, të cilat do të luhen një vit më pas në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Mësohet se lojtarët do t’iu nënshtrohen edhe testeve fizike në biçikleta në tenda. Këto matje do të ndihmojnë stafin e mjekëve të Anglisë se sa të aftë janë lojtarët që të rikuperojnë nga sforco fizike nën temeperaturat e larta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot