Michael Carrick është larguar nga posti i trajnerit te skuadra e Middlesbrought.
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit nuk është më trajner i klubit nga Championship, ku qëndroi nga viti 2022.
43 vjeçari gjatë këtij sezoni udhëhoqi klubin e tij në 46 ndeshje, ku shënoi 18 fitore, humbi 18 ndeshje dhe barazoi në 10 prej tyre.
Rolin e trajnerit e nisi te Manchester Unitedi në vitin 2021, kur iu lirua pozita nga Ole Gunnar Solskjaeri dhe qëndroi një muaj.