Ndeshja Shqipëri-Serbi, s’ka bileta as për “Shvercerat”, vjen reagimi i tyre

- Bota Sot

Ndeshja Shqipëri-Serbi, s’ka bileta as për “Shvercerat”, vjen reagimi i tyre

Tifo-grupi “Shvercerat” ka paralajmëruar një tubim të madh këtë të shtunën, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke filluar nga ora 20:45, për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në kuadër të përgatitjeve për Botërorin 2026 ku do të ballafaqohet me Serbinë në Tiranë, raporton KosovaPress.

Nëpërmjet një njoftimi të fuqishëm, ata kanë reaguar ndaj pengesave që pretendojnë se janë vënë nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), duke theksuar se “zemrën kuqezi nuk mund ta ndal askush”.

“Shvercerat” bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive, duke përçuar mesazhin e bashkimit mbarëkombëtar: “Ata na duan të ndarë, ne u tregojmë që kudo që ka shqiptarë, ka një Shqipëri!”

“Ne jemi zëri i tribunës që s’humb kurrë – jemi Shvercerat, jemi Kuqezi, jemi Shqipëria e vërtetë!”, përmbyllet thirrja e tyre.

Ndryshe, Shqipëria për këtë ndeshje nuk do ta ketë as mbështetjen e grupit të Tifozëve Kuq e Zi pasi FSHF nuk ka ndarë bileta për ata.



Lexoni të gjitha në Bota Sot