Ballafaqimi mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të shtunën në orën 20.45.
Ndeshje e vlefshme e Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Grupi i tifozëve shqiptarë “Shvercerat” nga Shkupi me një ilustrim në faqen e tyre me flamurin kombëtar shqiptar dhe të Serbisë, këta të fundit i ka çartur.
Ilustrimi i "Shvercerave", flamuri serb përmbys
Cila është arsyeja që serbët janë të habitur me këtë veprim të tifozëve shqiptarë nga Shkupi.
“Shqiptarët e kthejnë flamurin serb përmbys.
Grupi i tifozëve ‘Shvercerat’ nga Shkupi ka paralajmëruar një tubim masiv për të shtunën në sheshin ‘Skënderbeu’, gjatë ndeshjes midis Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë.
Arsyeja është vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos ndarë bileta për grupe të organizuara, dhe tifozët reaguan me një gjest, duke ndarë një postim me një flamur serb të kthyer përmbys”, shkruan media serbe “Informer”.