Pep Guardiola vlerëson Juventusin.
Trajneri katalanas foli me “Bein Sports” përpara Kupës së Botës për Klube, e cila fillon pas 10 ditësh në Shtetet e Bashkuara. Një nga kundërshtarët e Man. Sitit në Grupin G janë bardhezinjtë, për të cilët spanjoli kishte disa fjalë vlerësuese.
“Ata janë klubi më i rëndësishëm në Itali, ndoshta jo në Evropë, por në Itali janë klubi me numrin më të madh të ndjekësve dhe tifozëve. Juventusi është një klub vërtet i pabesueshëm në shumë mënyra dhe mezi presim të luajmë kundër tyre.”
Kupa e Botës për Klube nuk do të jetë përballja e parë e sezonit midis Man.Sitit dhe Juventusit.
“Qytetarët” dhe bardhezinjtë janë takuar tashmë në grupin e gjerë të Ligës së Kampionëve: ndeshja në Torino përfundoi me një fitore 2-0 për “bardhezinjtë” me golat e Vlahoviçit dhe MeKenit. Në SHBA, megjithatë, siç thekson Guardiola, do të jetë një histori krejtësisht e ndryshme. Duke filluar me trajnerin e bardhezinjve.
“Ne u përballëm me njëri-tjetrin në Torino dhe humbëm, por tani ata kanë ndryshuar trajner, sepse Tiago Mota nuk është më atje”..