Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kombeve.
Spanja dhe Franca do të kërkojnë sot vendin e tyre në finale pasi Portugalia u bë finalistja e parë mbrëmë duke mposhtur Gjermaninë me rezultatin 2:1.
Ndeshja luhet në Shtutgart dhe do të jetë e para mes dy kombëtareve që nga gjysmëfinalet e evropianit 2024, kur Furia e Kuqe fitoi 2:1 dhe kaloi në finale, ku mposhti Anglinë.
Formacionet:
Spanja: Simon - Porro, Le Normand, Huijsen, Cuccurella - Zubimendi, Merino, Pedri - Yamal, Oyarzabal, Williams
Franca: Maignan - Kalulu, Konate, Lenglet, Hernandez - Kone, Rabiot - Dembele, Olise, Doue - Mbappe