Maqedonia e Veriut do të presë nesër (20.45) Belgjikën.
Ndeshja liuhet në Shkup në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Futbollisti Isnik Alimi është në dyshim.
Selektori i Maqedonisë, Blagoja Milevski, konfirmoi disa lajme të këqija para ndeshjes së nesërme.
Ai deklaroi në konferencën për shtyp se Isnik Alimi, Bojan Dimoski dhe Kristijan Trapanoski janë në dyshim për ndeshjen e nesërme.
"Po përballemi me probleme shtesë para ndeshjes së nesërme. Isnik Alimi, Bojan Dimoski dhe Kristijan Trapanoski janë në dyshim për ndeshjen kundër Belgjikës", tha Milevski.