Triumph U-11 & Partizani U-13 triumfojnë në secilën grupmoshë

- Bota Sot

Triumph U-11 & Partizani U-13 triumfojnë në secilën grupmoshë

Turneu “Futsal Junior” i organizuar nga FSHF dhe SHRFT me grupmoshat U-11 dhe U-13 ka përfunduar me sukses. Në këtë turne, i zhvilluar në parkun olimpik “Feti Borova”, morën pjesë 16 skuadra, të ndara në dy grupe për secilën grupmoshë.

Grupmosha U-11:Grupi A: EMV Rinia, AP Dinamo, Viking, Titans. Grupi B: Triumph, Tirana, Spartak, Lions.
Grupmosha U-13: Grupi A: Tirana, Partizani, Albanët, Don Bosko Aka. Grupi B: Dinamo City, AP Dinamo, Rinia EL, Dajti.

Në grupmoshën U-11, në finale u kualifikuan skuadrat EMV Rinia dhe Triumph. Koha e rregullt e ndeshjes finale përfundoi në barazimin 1-1 dhe nga penalltitë triumfoi skuadra e Triumph me rezultatin 3-2.

Në finalen e grupmoshës U-13, dy skuadrat e kryeqytetit Partizani dhe Tirana, dhuruan një përballje mjaft emocionuese. Në fund, ishin të kuqtë që fituan 3-2, duke siguruar trofeun.

Pas përfundimit të ndeshjeve finale, u zhvillua ceremonia përmbyllëse e turneut, ku morën pjesë anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Pano Xhixho, kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti, si dhe drejtues të tjerë të SHRFT. Skuadrat fituese, Triumph U-11 dhe Partizani U-13, ngritën lart trofetë, ndërsa të gjithë fëmijët pjesëmarrës u shpërblyen me certifikata mirënjohjeje.

Ky turne i organizuar për herë të parë, kishte si synim promovimin e futsallit si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të futbollit në Shqipëri.



Read it all at Bota Sot