Porto në krizë, pret Romën

- Bota Sot

Porto në krizë, pret Romën

Europa League rikthehet të enjten me fazën me eliminim dhe në ekranin e RTSH 1 do të jetë përballja e stadiumit Dragao, ku Porto pret Romën. Dy skuadra zhgënjyese në kampionatet e tyre, sidomos portugezët që nuk e njohin fitoren më 2025.

Europa League nis fazën me elimimin direkt dhe të enjten në ekranin e RTSH 1 do të vijë eksluzivisht përballja midis Portos e Romës, dy skuadra që e siguruan kualifikimin në play-off në ndeshjen e fundit të fazës së grupit.

Portugezët fituan 1-0 në transfertë me Maccabi Tel Aviv, ndërsa italianët mundën 2-0 Eintracht Frankfurt në Olimpico. Në përfundim të tetë ndeshjeve, Roma u rendit në vendin e 15-të, me 12 pikë, ndërsa Porto në të 18-tin, me një pikë më pak.

Luajtja në play-off ndoshta nuk ka qenë në planet e secilës prej skuadrave, që synonin kalimin midis tetë të parave, megjithatë zhgënjimi më i madh për secilën vjen nga kampionati. Porto mban vendin e tretë në ligën portugeze, por i distancuar me tetë pikë nga Sportingu kryesues, ndërkohë që në mes është edhe Benfica.

Për më tepër, Porto nuk e ka shijuar ende fitoren për këtë vit, e fundit i përket 28 dhjetorit, 4-0 në derbin me Boavistën. Që atëherë, dy humbje dhe tre barazime radhazi për Porton, i mundur edhe nga Sportingu në gjysfmëfinalen e Kupës së Ligës dhe nga Olimpiakos në ndeshjen e fundit brenda në Europa League.

Roma, nga ana e saj, zhgënjen me renditjen në Serinë A, në vendin e tetë me 34 pikë, larg çdo objektivi madhor si titulli apo zona Champions. Por, skuadra romane vjen me një seri të gjatë prej tetë ndeshjesh pozitive, me pesë fitore e tre barazime që nga 15 dhjetori, kur pësoi   humbjen e fundit, 2-0 në Komo.

Ndeshja e fundit në transfertë e verdhekuqve ishte kundër AZ Alkmar, ku humbi 1-0. Pavarësisht lëkundjeve, secili prej kundërshtarëve të së enjtes vjen me një bagazh të madh ndeshjesh e përvoje në kompeticionet evropiane, çka lë shpresa për një përballje emocionuese në ekranin e televizionit shqiptar.



Read it all at Bota Sot