Chelsea do të rritë ndjekjen e yllit të madh të Man Utd

- Bota Sot

Chelsea do të rritë ndjekjen e yllit të madh të Man Utd

Klubi nga Stamford Bridge thuhet se dëshiron transferimin e Kobbie Mainoo nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas CaughtOffside, Chelsea janë të përgatitur të shtojnë ndjekjen e tyre për mesfushorin anglez të United.

Blutë besojnë se mund të kenë nevojë për një mesfushor të ri, me Romeo Lavia që shpenzon më shumë kohë jashtë fushave sesa në skuadër.

Ndërkohë, Mainoo nuk duket afër arritjes së një marrëveshjeje të re me United, pasi ai dëshiron një rritje masive pagash për të pasqyruar statusin e tij të ri në ekip.

Aktualisht, Mainoo fiton vetëm 20 mijë funte në javë, gjë që e bën atë një nga anëtarët më pak të paguar të skuadrës.

Chelsea po monitoron situatën për të parë nëse United lejon shitjen e lojtarit të tyre të akademisë për të ndihmuar pozitën e tyre në Fair Play Financiar.

Mainoo shihet si një lojtar që mund të balancojë mesfushën e Chelseat.

Megjithatë, kërkesat e tij për paga, të cilat do ta vendosin atë në mesin e fituesve më të mëdhenj të Bluve, si Cole Palmer, janë një ndërlikim.



Read it all at Bota Sot