Raul Asencio ftohet për herë të parë nga Spanja

- Bota Sot

Raul Asencio ftohet për herë të parë nga Spanja

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio ftohet te Kombëtarja e Spanjës për dy ndeshjet e muajt mars.

Asencio është ftuar nga trajneri, Luis de la Fuente për takimin e play-offit të UEFA Nations League ndaj Holandës.

Kjo është hera e parë në karrierë për lojtarin e Real Madridit, kjo për shkak se Asencio u “zbulua” gjatë këtij sezoni.

Lojtari këtë edicion ka qenë protagonist i paraqitjeve tejet pozitive me fanellën e Real Madridit, duke zëvendësuar në mënyrën më të mirë të lënduarit, si: Militao dhe Alaba.

Ndeshjen e parë Spanja ndaj Holandës e zhvillon si mysafir më datën 20 mars, kurse ajo e kthimit më 23 mars.



Read it all at Bota Sot