Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Federata shtyn të gjitha ndeshjet

- Bota Sot

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Federata shtyn të gjitha ndeshjet

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka shtyrë të gjitha ndeshjet e sotme në të gjitha kategoritë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Në zjarrin që shpërtheu në një klub nate në Koçan pati shumë viktima dhe disa persona po luftojnë për jetën, ndaj FFM ka deklaruar se në këtë moment nuk ka vend për futboll.

“Jemi thellësisht të tronditur nga tragjedia në Koçan, ku humbën jetën shumë të rinj. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet dhe të afërmit e viktimave. Shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen më të sinqertë.”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Janë shtyrë edhe ndeshjet e rregullta të xhiros në Ligën e Dytë të Maqedonisë, të cilat ishin planifikuar të luheshin pasdite.



Read it all at Bota Sot