Pasi eliminuan Liverpool nga Champions, PSG fitoi në kampionat 3-1 ndaj Marseille. Nuk mund të mos ishte i lumtur, trajneri i parisienëve, Luis Enrique.
“Për mendimin tim, Le Classique është gjithmonë një lojë e veçantë.
Unë mendoj se ne luajtëm një lojë të mirë. Ishte shumë e vështirë sepse kundërshtari ynë kishte personalitet për të luajtur.
Por në fund mendoj se ishte java e përsosur. Ne donim të tregonim nivelin tonë, ishte e vështirë fizikisht. Ndeshja kundër Liverpool ishte shumë e veçantë”- tha ai.