Kapiteni i Maqedonisë , Enis Bardhi në prag të sfidës me Lihtenshtajnin, potencoi se ka respekt për vendasit por me angazhim maksimal të të gjithë, beson në rezultat pozitiv.
“Fillimisht ngushëllime për të gjithë familjarët dhe familjet që janë goditur nga tragjedia në Koçanë. Jam i prekur nga ana emocionale dhe besoj se në këtë shtet duhet të japim dashuri, të japin përkrahje dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.
Duhet të vazhdojmë mentalitetin fitues dhe e dijmë se çka na pret, janë ndeshje të forta. Është një fillim i ri për ne dhe do të ishte mirë që të nisim me rezultat pozitiv.
Nuk ka favorit në futbollin modern dhe nuk mund të dijsh se në cilën pjesë je më i fortë, dhe detyra ynë është që të punojnë si ekip dhe secili në kahje individuale të jep maksimumin dhe të shpresojmë që të arrijmë rezultat pozitiv për nisje të mbarë të eliminatoreve.
Natyrisht se na duhet elan, energji pozitive dhe të japim maksimumin dhe 3 pikë janë të rëndësishme. Besoj se kemi kualitet të mjaftueshme për të marë 3 pikë dhe nesër do të jetë në ditë e mbarë për ne, që të arkëtojmë 3 pikë dhe nisim një rrugë të mbarë në këto eliminatore.
Gjithmonë Gorani, te Elifi dhe unë ka ndikim të madh dhe ai më ka ndihmuar shumë, posaqërisht në përfaqësuesen. Ai është një lojtarë i madh dhe di shumë nga futbolli dhe më vjen mirë që është me ne dhe dhashtë Zoti që së bashku të gëzohemi sukseseve të reja.