100 milionë euro për 26-vjeçarin e katalanasve

- Bota Sot

100 milionë euro për 26-vjeçarin e katalanasve

Duke qenë se Virgil Van Dijk me shumë mundësi do largohet si lojtar i lirë në verë, pasi nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët për një rinovim të mundshëm, Liverpool është hedhur në sulm për të siguruar një zëvendësues të denjë për holandezin.

Edhe nëse ky i fundit qëndron, mosha që ka nuk e favorizon për një periudhë afatgjatë, ndaj lind nevoja për një pasues të denjë.

Arne Slot ka zgjedhur Ronald Araujo-n, qendërmbrojtësin e Barcelonës, i cili rinovoi vetëm pak kohë më parë me katalanasit deri në vitin 2031.

Mediat angleze raportojnë se Liverpool është i gatshëm të ofrojë deri në 100 milionë euro për uruguianin, shifër shumë tunduese për Barcelonën, e cila ka vujatur jo pak vitet e fundit nga ana financiare.

Pavarësisht interesimit tejet serioz të Liverpool-it, Araujo është i fokusuar totalisht të mbyllë në mënyrë të suksesshme sezonin aktual me Barcelonën, pastaj për të ardhmen do të vendosë gjatë verës. Uruguiani ka qenë edhe në merkaton e janarit pranë largimit nga Barcelona, ku Juventus ishte shumë i interesuar për të, por në fund vendosë të qëndojë te katalanasit, ku pak ditë më vonë erdhi dhe rinovimi.

Gjithsesi, propozimi i Juventusit për huazim me të drejtë blerjeje, as që i ofrohet asaj që ofron Liverpool: 100 milionë euro për kartonin e tij.



Read it all at Bota Sot