Jo vetëm Viktor Osimhen dhe Lukman

- Bota Sot

Jo vetëm Viktor Osimhen dhe Lukman

Revolucioni në sulm duket i pashmangshëm në verë te Juventusi, pasi largimet e Vlahoviç, Milik dhe Kolo Muanisë tani duken të sigurt.Prandaj nuk është e çuditshme që Xhuntoli po vepron në disa fronte për t’i dhënë Tudorit, ose trajnerit që do të jetë, një repart sulmues dinjitoz për një sezon që do të duhet të jetë domosdoshmërisht shumë ndryshe nga ky.

Shikimi i Juventusit është drejtuar në Mançester, në anën e Junajtidit. Nëse më parë emri më i kërkuar ishte ai i Zirkzes, tani është Rasmus Hojlund ai që tërheq më shumë vëmendje.

Ish-lojtari i Atalantës, i shitur për 70 milionë plus bonuse dy vera më parë, nuk ka arritur të riprodhojë gjërat e mira që ka treguar në Bergamo edhe për shkak të kaosit, në të cilin ndodhen “Djajtë e kuq” tashmë prej kohësh.

Klubi anglez e di që klubet e interesuara nuk synojnë një blerje të menjëhershme, pasi Hojlund duhet të ridemonstrojë vlerën e këtyre shifrave, dhe kështu mund të pranojnë një largim me huazim, ndoshta që në dritaren e fillimit të qershorit që do të shërbejë kryesisht për të forcua ekipet që do të marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube, përfshirë Juventusin.

“Tuttosport” shpjegon se si danezi ka lënë derën hapur dhe e di që mund të përfundojë mes lojtarëve të mundshëm për t’u larguar nga Junajtid dhe prandaj do të dojë të kuptojë cilat do të jenë hapat më të mirë për të ardhmen e tij.



Read it all at Bota Sot