Dinamo ka triumfuar përballë Vllaznisë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë.
Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, kjo e sotmja e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi 4-3.
Rezultati shkoi deri në 4-0 për dinamoivtët, me dygolëshin e Baton Zabërgjës dhe dygolëshin e Itodo Mandelës.
Më pas, shkodranët shënuan 3 gola me Grudën, Balaj dhe Kahrimanovic, por pa mundur të surprizojnë.
Kështu, Dinamo është ekipi i parë finalist në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të përballet në finalen e madhe me një prej Partizanit ose Egnatias.