Java e fundit e kampionatit luhet të dielën

- Bota Sot

Java e fundit e kampionatit luhet të dielën

Të dielën në orën 15:30 do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 36-të të kampionatit, që është edhe java e fundit e sezonit të rregullt në Abissnet Superiore.

Nuk kanë ardhur akoma verdiktet madhore të këtij sezoni në futbollin shqiptar, prandaj 5 sfidat e kësaj jave do të jenë vendimtare përsa i përket luftës për mbijetesë (do të mësohen emrat e 2 skuadrave që bien nga kategoria dhe asaj që shkon në Play Out) si dhe “biletës” të fundit të “Final 4” (Partizani dhe Elbasani luajnë një përballje direkte për vendin e katërt në klasifikim).

Të pesta takimet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Ndeshja Partizani-Elbasani do të transmetohet në RTSH Sport, ndërsa derbi Dinamo-Tirana në RTSH 2.

Përballja direkte e mbijetesës mes Skënderbeut dhe Bylisit do të transmetohet në RTSH 3, ndërsa në kanalin RTSH plus mund të ndiqni takimin Teuta-Egnatia. Ndeshja Vllaznia-Laçi do të transmetohet në kanalin RTSH Shkodra.



Read it all at Bota Sot