Interi përgatitet për Romën

- Bota Sot

Interi përgatitet për Romën

Megjithatë, sfida mes Interit dhe Romës i ka vënë në vështirësi drejtuesit e shoqatës së klubeve.

Fillimisht, ndeshja ishte menduar të luhej në “San Siro” të shtunën, në orën 18:00, por ndalimi i qeverisë për aktivitete sportive i ka komplikuar planet.

Aq më tepër, që të mërkurën, zikaltrit do të luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës dhe dalja në fushë të dielën do të përkthejej në disa orë më pak pushim për Lautaron dhe shokët e tij. Për këtë arsye, drejtuesit e kampionëve të Italisë në fuqi, janë përpjekur ta shtyjnë sfidën me verdhekuqtë për në maj, në datën e parë të lirë të mundshme.

PRECEDENTI NDIKUES – Presidenti Simoneli dhe administratori De Siervo, megjithatë, e hodhën poshtë propozimin, sepse do të kishte një ndikim shumë të rëndë në garën e titullit. Për të mos shtuar se dikush vuri në dukje se Bastoni dhe Mkhitarian do ta kishin vuajtur pezullimin kundër Veronës dhe jo kundër Romës, siç do t’i ndodhte në këtë fundjavë. Realisht, një rast i njëjtë ka ndodhur edhe këtë sezon dhe ai që përfitoi, ishte Napoli, rivali aktual i Interit për titullin.

Në fakt, Milani u detyrua të hiqte dorë nga Hernandez dhe Reijnders në përballjen kundër djemve të Kontes kur duhej të mungonin në ndeshjen e mëparshme me Bolonjën për shkak të pezullimit.

Ndeshja nuk u luajt siç ishte planifikuar, sepse u shty për arsye sigurie për shkak të motit të keq dhe, siç ndodh rëndom, plasën polemikat.



Read it all at Bota Sot