Klubi i Pogradecit falënderon tifozët

- Bota Sot

Klubi i Pogradecit falënderon tifozët

Pogradeci e nisi sezonin 204-2025 në Kategorinë e Parë, si një nga dy skuadrat e ngjitura nga Kategoria e Dytë.

Para fillimit të kampionatit, pakkush e kishte parashikuar që liqenorët do të shkonin deri te finalja e “play off”-it me Tiranën për të siguruar ngjitjen në Superiore.

Duke qenë sezoni i fundit ka qenë i shkëlqyeshëm për Pogradecin, ku klubi, përmes një postimi në faqen zyrtare, ka preferuar që të falënderojë tifozët për mbështetjen, si dhe u bën premtimin e madh për edicionin 2025-2026. Ja postimi i klubit pogradecar për tifozët:

“Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen tuaj. Jeni të papërsëritshëm. Liqenorët kanë pasur një sezon të shkëlqyer dhe ky është vetëm fillimi. Pogradeci do të rikthehet sezonin tjetër më i fortë se kurrë më parë”.



Read it all at Bota Sot