Miliona katalanas rrezikojnë të mos e shohin festën e titullit

- Bota Sot

Miliona katalanas rrezikojnë të mos e shohin festën e titullit

Barcelona përballet këtë fundjavë me Real Madridin, në një “El Clasico” e cila mund të vulosë fatin e këtij sezoni.

Ndërkohë, lajme aspak të mirë vijnë nga Spanja.

3 ndeshjet e fundit të Barcelonës për këtë sezon, derbi ndaj Espanyol, në fushën e vetë ndaj Villarreal dhe në transfertë ndaj Athletic Bilbao, rrezikojnë ndërprerje të transmetimit televiziv për shkak të grevave të planifikuara.

Kjo do të thotë që miliona tifozë katalanasë nuk do të jenë në gjendje të shohin direkt festën e titullit.

Punonjësit e Mediapro, e cila ka të drejtën e transmetimit, kanë paralajmëruar për grevë për tre javët e fundit në La Liga sepse duan që drejtuesit e tyre të mos aplikojnë më kontratat e përkohshme, pro vetëm ato të përhershme.

Si dhe kërkesa e dytë ka të bëjë me njohjen e plotë të vjetërsisë në punë.



Read it all at Bota Sot