Kryeministri polak Donald Tusk, me rastin e pjesëmarrjes së homologut të tij sllovak, udhëheqësit të vetëm të një vendi të Bashkimit Evropian, në paradën e mbajtur në Moskë për të festuar fundin e Luftës së Dytë Botërore, tha se kushdo që merr pjesë në paradën ushtarake atje duhet të ndihet i turpëruar.
“Përpiqem të mos komentoj mbi vendimet dhe sjelljen e udhëheqësve të shteteve, veçanërisht të komunitetit tonë “, tha Tusk në një konferencë për shtyp.
Më tej ai shtoi “Por nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se të jesh në paradën e fitores në Moskë dhe të duartrokasësh Presidentin Putin… është një turp për të gjithë ata që ndodhen atje.”
Edhe Franca kritikoi praninë e kryeministrit sllovak, Robert Fico në Moskë për të marrë pjesë në ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste