Nuk ka asgjë definitive se cila skuadër do të jetë pjesë e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra e Arsimit të Çegranit dhe Makedonija GJP luajtën pa gola (0:0) në derbin e madh të javës së 29-t
Ndërsa Bashkimi i Kumanovës festoi në një ndeshje emocionuese me Detonitin në fushën e tyre me rezultatin 3:2.
Skuadra nga Kumanova ngadhënjeu me përmbysje.
Makedonija GP kryeson me 64 pikë, pasojnë Arsimi 62, Bashkimi 60 (një ndeshje më pak, e paregjistruar me Kozhufin) dhe Bregallnica 58 pikë etj.
Në xhiron e fundit do të luajnë Vardar (N) – Arsimi, Bregallnica – Bashkimi dhe Makedonija GP – Bellasica.
Rezultatet
Bashkimi – Detonit 3:2
Arsimi – Makedonija GP 0:0
Vardarski – Vardari (N) 0:3
Pobeda – Kozhufi 1:2
Sasa – Osogovo 1:0
Ohri – Bregallnica 0:1
Bellasica – Boreci?
Novaci – Skopje 4:0