Guardiola zbulon shqetësimin e tij të çuditshëm te City

- Bota Sot

Guardiola zbulon shqetësimin e tij të çuditshëm te City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka thënë klubit se dëshiron të punojë me një skuadër më të fortë sezonin e ardhshëm. City ka 28 lojtarë në ekipin e parë, pa llogaritur katër që janë huazuar, dhe ka një nga skuadrat më të vlefshme në botë, me disa raportime mediatike që e vlerësojnë atë në mbi 1.3 miliardë euro.

"I thashë klubit... nuk dua t’i lë pesë ose gjashtë lojtarë në frigorifer", u tha Guardiola gazetarëve pasi City u ngjit në vendin e tretë me një ndeshje të mbetur në këtë sezon.

"Nuk e dua këtë. Do të jap dorëheqjen. Nëse do të krijoj një skuadër me më pak lojtarë, do të qëndroj.", shtoi ai.

Pavarësisht skuadrës së tyre të madhe, City u përball me një krizë lëndimesh në fund të vitit të kaluar, me ekipin që pati një seri prej pesë humbjesh në të gjitha garat midis tetorit dhe nëntorit.

Ata sollën Omar Marmoush , Vitor Reis , Khusanov dhe Nico Gonzalez me një kosto prej më shumë se 224 milionë dollarësh në merkaton e janarit për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit.

Por me mbrojtësit John Stones dhe Nathan Ake të vetmit lojtarë që aktualisht janë jashtë për shkak të lëndimeve, Guardiola tha se ishte "e pamundur" për "shpirtin" e tij të vazhdonte tu thoshte kaq shumë lojtarëve se do ta shikonin ndeshjen nga tribunat.

"Është një çështje për klubin. Nuk dua të kem 24, 25, 26 lojtarë kur të gjithë janë në formë. Nëse kam lëndime, për fat të keq, kemi disa lojtarë nga akademia dhe ia dalim", shtoi trajneri.

Guardiola, i cili e zgjati kontratën e tij me Cityn deri në vitin 2027 në nëntor, do ta udhëheqë klubin ndërsa ata mbrojnë titullin e Kupës së Botës për Klube muajin e ardhshëm.



Read it all at Bota Sot