Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Manchester City, e vlefshme për “play off”-in e Champions League: "Skuadra është mirë.
Me kohën e kufizuar në dispozicion e kemi përgatitur si duhet ndeshjen. Ia kemi dalë të rikuperojmë Alaba dhe Rudiger, ndërsa Valverde është në formë. Hap pas hapi po rikuperojmë pjesë të rëndësishme të skuadrës".
A prisni ndonjë surprizë nga Guardiola?
Jemi përqendruar tek ajo që duhet të bëjmë ne, ashtu siç bëmë mirë në ndeshjen e parë. Duam ta përsërisim veten edhe nesër, pavarësisht se çfarë do të bëjë City, i cili ka një identitet të qartë dhe nuk besoj se do të ndryshojë.
Po mëson spanjishten, por ndodhi ajo që ndodhi. Tani shohim përpara. Ai është mirë, shumë i përqendruar te ndeshja dhe i motivuar. E ka lënë pas episodin e para disa ditëve.
Mbappé po shkëlqen gjithnjë e më shumë…
Duhej vetëm pak durim, periudha e adaptimit ishte e domosdoshme. Tani është përshtatur plotësisht dhe po luan shumë mirë, nuk ka asnjë sekret.