Sulmuesi brazilian Rodrygo do të luajë sot në Champions League ndeshjen e 250-të me fanellën e Real Madrid. Një ndeshje jubilare për 24-vjeçarin.
“Ky fakt do të thotë shumë për mua. Të luash për këtë klub është një ëndërr për çdo futbollit, ndaj jam shumë i emocionuar”, u shpreh sot Rodrygo.
Më tej, sulmuesi brazilian shtoi: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të fitoja dy Champions League në një kohë kaq të shkurtër, jam i lumtur“.
Rodrygo ka luajtur fillimisht me ekipin e të rinjve të Real Madrid dhe prej vitit 2019 ka kaluar te skuadra e parë. Deri më tani ai ka realizuar 67 gola me “los blancos”.