Në konferencën për shtyp para ndeshjes Roma-Porto, mbrojtësi Gianluca Mancini, ka folur jo vetëm për sfidën e radhës, por edhe për të ardhmen e tij në kryeqytet.
“A e shoh veten këtu për gjithë karrierën time? Këtë vit kemi një grup të bashkuar, një familje të vërtetë, që nuk është prishur kurrë. Kjo nuk ndodhte prej kohësh.
Jam i lumtur këtu në Romë, e dua këtë vend dhe nuk mendoj për asgjë tjetër.
Jam i përqendruar te ekipi dhe e ardhmja nuk më shqetëson,” u shpreh Mancini.
Roma nesër do të përballet me Porton në një ndeshje të rëndësishme, ku ekipi i drejtuar nga Ranieri synon një rezultat pozitiv për të kaluar në rundin tjetër të Europa League.