Skuadra e Barcelonës pa mund të madh e ka shpartalluar me rezultat 4:0 Sociedadin, në takimin e javës së 26-të të kampionatit spanjoll.
Sociedad plot 73 minuta mbetet pa kapitenin Elustondo, i cili u ndëshkua me karton të kuq pasi si lojtar i fundit e ndali një lojtar të Barcelonës.
Për Barcelonën shënuan Martin (25), Casado (29), Araujo (56) e Lewandowski (61).
Barcelona kryeson me 57 pikë, duke lënë pas Atletico Madridin me 56, Real Madridin me 54 pikë etj.
Sociedadi zë vendin e 9-të me 34 pikë të mbledhura.