Ka dy “super” oferta në tavolinë

- Bota Sot

Ka dy “super” oferta në tavolinë

E ardhmja e Kevin De Bruynes me shumë gjasë duket të jetë larg Manchester Cityt.

Mesfushori belg, i cili ishte lojtari kyç i epokës së Guardiolës, ka vendosur mos ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn, e cila i skadon me përfundim të këtij sezoni.

Si 33-vjeçar dhe në formë të mirë fizike, belgu ka dy oferta në tavolinë.

Në njërën anë, klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr i kanë bërë atij një ofertë astronomike.

Klubi saudit i kanë ofruar 70 milionë euro pagë vjetore, një numër që do ta bënte atë një nga futbollistët më të paguar të botës.

Megjithatë, edhe PSG-ja ka hyrë në garë për të siguruar nënshkrimin e tij.

Klubi francez po i ofrojnë belgut një pagë vjetore prej 35 milionë euro, së bashku me një bonus të madh për të nënshkruar me kampionin francez.

Ka ende kohë për De Bruynen për të marrë një vendim rreth kësaj dileme, por një gjë është e sigurt – ditët e tij me Cityn janë të numëruara.



Lexoni të gjitha në Bota Sot