Mourinho shigjeton arbitrat

- Bota Sot

Mourinho shigjeton arbitrat

Fenerbahçe ishte shumë pranë një përmbysjeje historike, por u eliminua nga Rangers. Jose Mourinho, si shpeshherë, u rikthye te vendimet e arbitrave: “Nuk mund të them çfarë po kaloj, sepse nuk dua të ndëshkohem nga UEFA.

Shpresoj që ajo që na ndodhi këtë vit në Europë të mos jetë pasojë e finales që luajtëm në Budapest. Shpresoj që të jenë thjesht episode të veçuara. Ndeshja me Manchester United, penalltitë, ajo që ndodhi sot… Thuhet se arbitri i VAR-it, Van Bokel, është një nga më të mirët në botë…”

Trajneri portugez vijoi: “Kur humbet një ndeshje të tillë, e gjithë skuadra është e trishtuar. Ai që gaboi te penalltia do ta ketë atë moment në mendje kur të shkojë për të fjetur.

Nuk besoj se arbitri i VAR-it do të ketë pagjumësi sonte, do të hajë i qetë dhe do të flejë mirë.

Pastaj do të merret sërish me një tjetër ndeshje të madhe gjatë pushimit të kombëtareve. Nga ana tjetër, ne humbëm ëndrrën tonë sonte, na u bë një padrejtësi”.

Pavarësisht eliminimit, Mourinho nuk fshehu krenarinë për lojtarët e tij: “Jam shumë krenar për ekipin tim.

Nga ana e lojës, ishim dukshëm ekipi më i mirë në fushë.

Edhe nëse do të kishim fituar me penallti dhe do të kishim kaluar tutje, nuk do të mund të isha më krenar se kaq”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot