Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë

- Bota Sot

Vendimet e Komisionit Disiplinor dhe Etikës – Shkalla e Parë

Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Avni Shala dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.03.2025 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës, ndeshjeve të xhiros së 18-të të Raiffeisen Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe Ligave të rangjeve tjera, edicioni 2024-2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, incizimeve televizive dhe duke ju referuar nenit 33 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore mori këto:

VENDIME:

FC “Ferizaj“. Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min 88 pas një faulli të akorduar për FC “Ferizaj”, një tifoz i ekipit vendas kaloi rrethojat dhe futet në fushë 3-4 metra, tentoi ta sulmojë lojtarin mysafir që shkatoi faulin mirëpo falë intervenimit të lojtarëve vendas dhe pjesëtarëve të sigurimit u evitua më e keqja. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Ferizaj –Llapi. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1200 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

Lojtari i KF “Drenica“, Fatmir Rexhaj nr fan 4 dhe nr ID 000334M98. Në ndeshjen Trepça–Drenica, në min 75, ndërhyn me taka në lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça – Drenica. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Rilindja“, Arlind Bajrami nr fan 11 dhe nr ID000534M02. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës së Dytë, Rilindja-Vllaznia (P), ndëshkohet me karton të kuq 90+ (shtyerje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Rilindja“, Genc Sahiti nr fan 8 dhe nr ID004904M01. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës së Dytë, Rilindja-Vllaznia (P), ndëshkohet me karton të kuq 90+ (shtyerje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Rilindja“, Dardan Lleshi nr fan 6 dhe nr ID004945M97. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës së Dytë, Rilindja-Vllaznia (P), ndëshkohet me karton të kuq 90+ (shtyerje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Vllaznia“ (P), Jasin Sahiti nr fan 26 dhe nr ID008421M05. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës së Dytë, Rilindja-Vllaznia (P), ndëshkohet me karton të kuq 90+ (shtyerje e ndërsjellë). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Sharri”, Blerim Qajani nr fan17 dhe nr ID001333M95. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Ligës së Dytë, Sharri-Kosova VR, ndëshkohet me karton të kuq (ndërhyrje e pakontrolluar). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Trajneri i KF “Ramiz Sadiku“, Triumf Sinani nr ID 001471M67. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së juniorëve Podujeva-Ramiz Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Ramiz Sadiku“, Durim Shabani nr fan 14 dhe nr ID 018759M07. Në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së juniorëve Podujeva-Ramiz Sadiku ndëshkohet me karton të kuq (ofendim). Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore. Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK", njofton Komisioni Disiplinor dhe Etikës – shkalla e parë
Kryetar: Metë Çeku.



Lexoni të gjitha në Bota Sot