Vllaznia apatike në momentin vendimtar

- Bota Sot

Vllaznia apatike në momentin vendimtar

Ecuria e skuadrës së Vllaznisë ka lënë me të vërtetë për të dëshiruar në javët e fundit. Me shkodranët që nuk kanë zhgënjyer vetëm në lojë, por edhe në rezultatet.

E janë statistikat e 5 raundeve të fundit të Superiores që e vërtetojnë më së miri këtë fakt.

Kjo sepse në 5 ndeshjet e fundit në Superiore, shkodranët kanë marrë vetëm 3 pikë, duke qenë në ritmin e një ekipi që lufton për mbijetesë dhe jo për vendet e larta të renditjes.

Shifrat tregojnë se ekipi i Brdariç, në 5 javët e fundit në Superiore, ka dy humbje: 1-0 kundër Bylis dhe 1-2 ndaj Skënderbeut e po ashtu 3 barazime: 0-0 ndaj Tiranës, 0-0 ndaj Teutës dhe 2-2 ndaj Egnatias, duke shënuar 3 gola e duke pësuar 5 të tillë në këto duele.

Po ashtu, 9 herë kampionët e vendit nuk “shijojnë” një fitore që nga java e 28-të e kampionatit, ku mposhtnin 2-0 Partizanin, falë golave të Grudës dhe Bajramit. Patjetër që shifrat janë alarmante për kuqeblutë, që duhet të gjejnë reagimin. Më negativisht se Vllaznia në 5 javët e fundit ka bërë vetëm Laçi, që ka grumbulluar 2 pikë nga 15 të mundshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot