Juventusi, gjithçka për ta rrëmbyer Tonalin

- Bota Sot

Juventusi, gjithçka për ta rrëmbyer Tonalin

Juventusi dëshiron ta rikthejë në Serie A Sandro Tonalin.

Siç shkruan sot e përditshmja “Tuttosport”, nuk është më një sekret që bardhezinjtë e shohin ish-mesfushorin e Milanit si njeriun ideal për të ngritur nivelin e mesfushës.

Nuk do të jetë e lehtë, megjithatë, ta marrin nga Newcastle, klub me fuqi financiare që nuk ka nevojë për të shitur.

Për momentin, çmimi i vendosur nga klubi anglez është rreth 70 milionë euro. Shumë e rëndësishme, që Juventusi do të donte ta ulte përmes përfshirjes së lojtarëve në marrëveshje.

Një nga emrat që është në tryezë është Douglas Luiz, i cili vazhdon të tërheqë interesin e disa klubeve angleze, pavarësisht një sezoni të vështirë në Serie A.

Veçanërisht, braziliani mund të bëhet zëvendësuesi ideal i Bruno Guimarães, objektivi i deklaruar i Manchester City. Një lloj “derbi merkatoje” mes fuqive të Gjirit Persik, me New/castle i mbështetur nga PIF dhe Manchester City nga “City Football Group” i Emirateve.

Por nuk mbaron me kaq. Edhe Dusan Vlahovic mund të përfshihet në operacion. Sulmuesi serb, me kontratë deri më 2026, ka një pagë shumë të lartë (12 milionë euro neto në sezon), që vetëm pak klube mund ta përballojnë. Newcastle është një nga këto, ndaj mund të jetë i interesuar ta shtojë një profil si i tij në skuadër, në funksion të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot