Egnatia shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

- Bota Sot

Egnatia shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Dinamo-Egnatia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë.

“Blutë” fituan 4-3 ndaj Vllaznisë, ndërsa në sfidën tjetër mes Partizanit dhe Egnatias u desh të shkohej në kohën shtesë prej 30 minutash.

Të kuqtë vinin nga një fitore 1-0 në ndeshjen e parë dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 75-të, ku Arbenit Xhemajli dërgon topin në rrjetë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe kalon në avantazh rrogozhinasit. Rezultati final i kohës së rregullt 0-1 dhe ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.

Në minutën e 4-të të shtesës, Egnatia do të gjente edhe golin e dytë. Guindo dërgon topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Frangaj. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Egnatia fiton 0-2 dhe shkon në finale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot