Te Vllaznia “harrojnë” eliminimin nga Kupa

- Bota Sot

Te Vllaznia “harrojnë” eliminimin nga Kupa

Vllaznia ditën e djeshme u eliminua nga Dinamo në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Shkodranët u mposhtën me shifrat 4-3.

Pavarësisht se është një humbje që “dhemb” , sërish në Shkodër ka vend për festë. Kjo pasi Erdenis Gurishta feston ditën e sotme ditëlindjen, teksa feston 30-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për të, klubi e ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen Erdenis Gurishta! Edhe 100 vite të lumtura dhe plot suksese me fanellën kuqeblu”, shkruan klubi shkodran.



Lexoni të gjitha në Bota Sot