Tirana ka trenin e fundit

- Bota Sot

Tirana ka trenin e fundit

Tirana nesër do të udhëtojë drejt Rrogozhinës ku do ta presë Dinamo.

Për bardheblutë ky është shansi i fundit dhe dueli që vendos për fatet e tyre në sezonin e ardhshëm.

Në prag të kësaj ndeshjes, ka folur edhe trajneri i kryeqytetasve, Bledi Shkëmbi.

“Vijmë pas një humbje, ana psikologjike nuk është ajo më e mira edhe pse jemi mundur që të flasim gjatë gjithë javës. Vijmë nga një ndeshje që nuk e meritonim ta humbnim, por për fat të keq e humbëm dhe jemi para një fakti që kemi një finale dhe shpresoj shumë që të bëjmë më të mirën dhe të marrim 3 pikët.

Nuk vijmë në më të mirën e mundshme, vijmë nga disa mungesa, vuajmë dëmtime dhe shpresoj që nesër të rikuperojmë sa më shumë që të jetë e mundur.

Unë mendoj që janë të gjitha, kemi presion dhe mendojmë që çfarë duhet të bëjmë për ta fituar këtë ndeshje dhe për tu qetësuar sado pak, e thash që nuk ka më kohë, asnjë mundësi rikuperimi, e thash që duhet të bëjmë maksimumin tonë dhe shpresoj të kemi fatin me vete nesër.

Kundërshtari ka folur në fushë çdo javë, e vlerësojmë maksimalisht, po kalon një moment të mirë, Dinamo është një skuadër që ne para një muaji kemi bërë një humbje 4-1 dhe mendoj që nuk e meritonim se në një pjesë të madhe, kemi bërë një ndeshje goxha të mirë, por nuk duhet të shikojmë kundërshtarin por veten. Kemi bërë ndeshje të mira, por i kemi humbur vetë, për fajin tonë dhe shpresoj që nesër të mos bëjmë gabime dhe të kemi edhe fat.

Nuk më pëlqen të jemi në reparte të ndara, do të doja që Tirana nesër të përsërisë ato 60-70 minuta që ka luajtur me Teutën dhe mendoj që nëse luajmë në atë mënyrë dhe do të kemi ato raste për të shënuar, patjetër do të shënojmë, të kemi fatin për të shënuar dhe jo si me Teutën”, deklaroi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot