Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

- Bota Sot

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur.

Avioni u rrëzua në provincën e Perugia-s, në lokalitetin Mercatello në komunën e Castel Ritaldi-t, sipas asaj që raportuan ekipet e zjarrfikësve të Spoleto-s dhe Foligno-s.

Avioni përfundoi në depon industriale të një kompanie që prodhon materiale mjekësore. Njëri nga dy personat në bord arriti të shpëtonte veten sepse e braktisi avionin para përplasjes.



Lexoni të gjitha në Bota Sot