Ylli i Barcelonës udhëton drejt Milanos

- Bota Sot

Ylli i Barcelonës udhëton drejt Milanos

Ekipi i Barcelonës ka udhëtuar që të hënën pasdite drejt Milanos, ku do të luajë sot ndeshjen me Interin.

Do të jetë ndeshja më e bukur e vitit, gjysmëfinalja e kthimit e Champions League.

Jules Kounde, edhe pse është dëmtuar në sfidën e parë dhe do të mungojë në këtë duel, por ka zgjedhur që të shkojë vetë drejt qytetit italian për të mbështetur shokët e skuadrës.

Francezi ka bërë një zgjedhje të pazakontë.

Ai ka vendosur të fluturojë me linjat “low cost” nga Barcelona në Milano, duke udhëtuar në një grup të madh tifozësh katalanas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot