Ja kur do ti dorëzohet Barcelonës trofeu i La Ligas

- Bota Sot

Ja kur do ti dorëzohet Barcelonës trofeu i La Ligas

Pas festës së madhe të zhvilluar të enjten dhe të premten në rrugët e Barcelonës, skuadra do të festojë përsëri titullin me tifozët e saj në duelin në “Montjuiç” kundër Vijarrealit.

Bashkë me të, skuadra të marrë trofeun e kampionit nga presidenti i “RFEF”-së, Rafael Louzan.

Kapiteni Ter Shtegen do të jetë në gjendje të ngrejë një tjetër trofe, pasi ngriti Kupën e Mbretit me Arauhon më 26 prill.

Kjo zgjedhje e federatës ruan politikën e vendosur në fund të dekadës së fundit, sipas së cilës trofeu i kampionatit të ligës jepet në ndeshjen, në të cilën ka të ngjarë të kurorëzohet titulli, ose në ndeshjen tjetër që luhet nga kampioni i sapokurorëzuar. Me Angel María Vijar si president, ai u dorëzua në ndeshjen e parë në shtëpi të sezonit pasardhës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot