La Masia është akademia që vazhdon t’i japë futbollit talentët më të ndritur.
Kur e gjithë bota flet për Lamine Jamal, një tjetër talent po bën bujë tashmë.Bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Fode Diallo.
13 vjeçari me prejardhje nga Guinea ka shkëlqyer vazhdimisht për të rinjtë blaugrana duke iu afruar tashmë 100 golave .
Diallo është një finalizues i lindur dhe vdekjeprurës para portës.
Ai tregon një kuptim jashtëzakonisht të pjekur të hapësirës dhe kohës për moshën e tij, duke shkëlqyer në lojën me lidhje dhe lëvizjet e kombinuara.