Reijnders gjithnjë e më pranë transferimit te Manchester City

- Bota Sot

Reijnders gjithnjë e më pranë transferimit te Manchester City

E ardhmja e Tijjani Reijnders duket gjithnjë e më larg Milanit. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, Manchester City është seriozisht i interesuar për mesfushorin holandez dhe tashmë tratativat mes palëve janë në një fazë të avancuar.

Bisedimet janë zhvilluar prej kohësh mes dy klubeve, por pavarësisht progresit, ende është herët për të thënë se largimi i Reijnders nga kuqezinjtë është i sigurt.

Ajo që është e qartë është se City dëshiron ta ketë lojtarin gati për Botërorin e Klubeve, që nis në verë, dhe për këtë arsye është i gatshëm të mbyllë marrëveshjen që në qershor.

Milan ka vendosur një çmim prej të paktën 70 milionë eurosh, duke u mbështetur edhe në kontratën e rinovuar të lojtarit deri në vitin 2030.

Megjithatë, mungesa e të ardhurave nga pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm, mund ta detyrojë Milanin të sakrifikojë njërin prej lojtarëve kryesorë, dhe Reijnders duket kandidati më i mundshëm për t’u larguar. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot