Ky është trajneri i ri i Real Madridit

- Bota Sot

Ky është trajneri i ri i Real Madridit

Real Madridi ka zyrtarizuar pasuesin e Carlo Ancelottit.

Bëhet fjalë për spanjollin Xabi Alonso, i cili do të fillojë punën e tij menjeherë nga Botërori i Klubeve.

Xabi Alonso është një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror. Ai e mbrojti fanellën tonë në 236 ndeshje zyrtare, midis viteve 2009 dhe 2014.

Gjatë kësaj kohe, ai fitoi gjashtë tituj: Kupën e dhjetë Evropiane në Lisbonë, një Superkupë Evropiane, një titull La Liga, dy tituj të Kupës së Mbretit dhe një Superkupë Spanjolle.

Spanjolli e filloi karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit, duke drejtuar ekipin U14 A gjatë sezonit 2018-2019, ku fitoi Ligën dhe Turneun e Kampionëve.

Tani ai kthehet te Real Madrid si një nga trajnerët më të mirë në botë, pasi bëri histori te Bayer Leverkusen, ku fitoi Ligën, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë në tre sezone.



Lexoni të gjitha në Bota Sot