Dinamo është një nga skuadrat që ka në “gjirin” e saj disa futbollistë që kanë oferta nga ekipet të huaja.
Me shumë gjasa pas Europës mund të shiten Itodo Mandela, Baton Zabërgja dhe Gudiaby, por së fundmi ka dalë në skenë edhe një lojtar tjetër.
Fjalë është për Karamba Gassama, i cili ka oferta nga ekipet jashtë Shqipëria. Saktësisht nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia, emrat e skuadrave nuk bëhen ende të ditura.
20-vjeçari ka shkëlqeyr me Dinamon në këtë sezon dhe falë paraqitjeve të tij u kthye në një lider në formacionin e Ilir Dajës. Ky i fundit tashmë duhet të “shtrëngojë dhëmbët”, pasi një tjetër titullar mund të largohet gjatë merkatos së verës.