Vllaznia ditën e sotme prezantoi Aris Arën si lojtarin më të ri të skuadrës kuqeblu.
Sulmuesi 19-vjeçar i cili ka qenë një lojtar i Akademisë së shkodranëve tashmë ka firmosur kontratën me ekipin e parë.
Ara ka marrë me vete dhe një shok të tijin të Akademisë, GeralD Kubazin. Sulmuesi 18-vjeçar është lojtari i radhës nga të rinjtë që sapo ka firmosur me klubin kuqeblu.
“Geralb Kubazi është një tjetër produkt i Akademisë kuqeblu i cili ka firmosur të parën kontratë profesioniste me ekipin e tij të zemërs, Vllazninë. Sa më shumë suksese Gerald!”, shkruan Vllaznia.