Gavi ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2030.
Lojtari, i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij Iván de la Peña, ishte këtë të premte në zyret e “Camp Nou” për të firmosur kontratën e re. Atje e priti presidenti Joan Laporta dhe e gjithë drejtoria e klubit. Rinovimi i këtij lojtari ishte kyç për të ardhmen e ekipit katalanas.
Futbollisti shkoi në selinë e klubit, ku u bë fotografimi i zakonshëm me presidentin dhe tha fjalët e tij të para, pas rinovimit, për mediat katalanase. Mesfushori theksoi se ishte shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës dhe beson se ky në vazhdim do të jetë sezon i shkëlqyer.
“Jam shumë i lumtur që rinovova me klubin e jetës sime dhe shpresoj t’ju japim shumë gëzime tifozëve katalanas këtë sezon”, – tha Gavi, duke dërguar një mesazh optimizmi për popullin blaugrana.
Barcelona u kualifikua e dyta në fazën e grupit të Ligës së Kampionëve, ndërsa në La Liga është 7 pikë pas Real Madridit, liderit aktual në klasifikim.